Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e çmimit të naftës dhe plehrave kimike, fermerët e Devollit në protestë


Ashtu sikurse kishin paralajmëruar, fermerët në Devoll kanë zhvilluar një protestë këtë të diel përpara drejtorisë së Bujqësisë të Devollit.

Ata kanë marrë edhe mjetet e tyre të cilat i kanë fikur në shenjë proteste përpara këtij institucioni.

Fermerët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës dhe plehrave kimike. Çmimi i naftës ditët e fundit në Korçë ka arritur në 198  lekë të reja, ndërkohë sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike, të cilat janë të domosdoshme për ta, janë dyfishuar në çmim.

Një ditë më parë ata i ishin dërguar me një shkresë komisariatit të policisë ku kërkuan mbështetejen edhe lejen për organizimin e kësaj proteste.