Vendosni fjalën kyçe....

Policia zbarkon në Lazarat dhe kontrollon banesat, gjen arsenal armësh e municione


Një operacion po zhvillohet këtë mëngjes në Lazarat, që ka si qëllim goditjen dhe evidentimin e lëndëve narkotike, por edhe gjetjen e armëve e municioneve.

Tre grupe efektivësh të Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës kanë zhvilluar kontrolle në banesat e fshatit Lazarat, e kanë gjetur tre armë automatike model 56 ( kallash), një granatë, një pushkë 20-she e mijëra fishekë.

Këto janë gjetur në banesën e shtetasit, Amarildo Alikos.

Operacioni ka filluar në oren 05:00 të mëngjesit dhe po vijon ndërkohë në banesa të tjera në fshat e besohet se do shtrihet në të gjithë qarkun.

Ndërkohë që nuk kanë munguar dhe debatet mes banorëve dhe policisë për kontrollet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *