Vendosni fjalën kyçe....

Kritikohet Biden, rihapi kampin e emigrantëve për të futur fëmijët që futen në SHBA: Po e bën njësoj si Trump


Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka mbrojtur me forcë rihapjen e një prej qendrave famëkeqe të paraburgimit të emigrantëve, si një pikë strehimi të përkohshme për pandeminë, duke argumentuar se mosfutja e fëmijëve që futen në SHBA aty do ishte “çnjerëzore”.

Psaki u kritikua nga gazetarët pasi administrata Biden rihapi një ambient paraburgimi për emigrantët që ishte mbyllur në vitin 2019 nga ish-presidenti Donald Trump.

Psaki u kritikua lidhur me rihapjen e këtyre objekteve por ajo tha se kjo ishte një mënyrë për të mos i dëbuar nga SHBA-ja fëmijët që futen në territorin e saj e janë të pashoqëruar.

“Fëmijët nuk do mbahen në kafaz. Ky është një objekt që u rihap dhe do të ndjekë të njëjtat standarde si objektet e tjera nën mbikëqyrjen e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.” – shtoi ajo.

Psaki më pas theksoi se ‘ky nuk është kurrë qëllimi ynë – të përsërisim politikat e emigracionit të administratës së kaluar. Por ne jemi në një rrethanë ku nuk mund t’i dëbojmë të miturit e pashoqëruar në kufi. Kjo do të ishte çnjerëzore’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *