Vendosni fjalën kyçe....

Meta dekoron poetin Xhevahir Spahiu: Xhevahir i letërsisë shqipe


Kreu i Shtetit Ilir Meta i ka dhënë Dekoratën e lartë  “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” poetit Xhevahir Spahiu.

Meta e cilëson Spahiun, xhevahir të përjetshëm në panteonin e kulturës kombëtare.

Me shumë kënaqësi dhe emocione të veçanta, pata sot nderin të vlerësoja në ditëlindjen e tij të 75-të me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, xhevahirin e letërsisë shqipe, Xhevahir Spahiu, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që guxoi t’i japë poezisë shqipe dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet.
Nderim, mirënjohje dhe jetë të gjatë xhevahir i përjetshëm në panteonin e kulturës sonë kombëtare
”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *