Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi këshillon Gjonajn: Gjej avokat për aktin mafioz ndaj Kushtetueses, test edhe për SPAK-un


Numri dy i PD-së, Bardhi, e këshillon ministren e Drejtësisë, Gjonaj, që të gjejë avokat në vend që të mashtrojë qytetarët.

Ai e bëri reagimin pas konferencës për shtyp të Gjonajt, ku ajo shpjegoi pozicionin e saj lidhur me akuzat e presidentit Meta.

Sekretari i Përgjithëm i selisë blu, shkruan se Gjonaj ka shkelur Kushtetutën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese.

‘Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese.’ – shkruan Bardhi.

Bardhi thekson se provat e paraqitura nga presidenti Meta janë të qarta e të pakundërshtueshme ndërsa thotë se ky rast është një test i rëndësishëm për SPAK-un.

‘Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo.’ – mbyll deklaratën Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *