Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër infermier në Alaskë pëson efekte anësore nga vaksina Covid e Pfizer, i dyti brenda pak ditësh


Një tjetër punonjëse e kujdesit shëndetësor në Alaskë ka pësuar efektë anësore ndaj vaksinës Pfizer kundër Covid, sipas një spitali lokal. Rasti i dytë duket të jetë më i lehtë, ndërsa individi i parë i prekur mbetet i shtruar në spital.

Dy raste të reaksionit të rëndë alergjik ndaj vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompanitë Pfizer-BioNTech janë raportuar nga Spitali Rajonal Bartlett gjatë dy ditëve të fundit.

“Një anëtar i dytë i stafit pësoi fryrje të syve, marrje mendsh të lehtë dhe gërvishtje të fytit dhjetë minuta pasi u injektua me vaksinën. Reagimi i tij nuk u konsiderua anafilaksi.” – tha spitali në një deklaratë.

Punonjësi i prekur mori doza me antihistamine menjëherë dhe ‘u ndie në gjendje të mirë’ një orë pas vaksinës. Mbeti e paqartë nëse ai ka pasur një histori alergjish apo jo.

Rasti i parë i reaksionit alergjik ndaj vaksinës ndodhi të martën, kur një punonjës shëndetësor pa histori të mëparshme të alergjive ose reagimit anësor të vaksinës u prek. Reagimi i punëtorit ndaj vaksinës u përshkrua nga spitali si ‘serioz, por jo kërcënues për jetën’.

“Pas dhjetë minutash, punonjësi i kujdesit shëndetësor në Bartlett tregoi shenja të një reaksioni anafilaktik, me rritje të rrahjeve të zemrës, gulçim dhe skuqje të lëkurës.” – deklaroi spitali.