Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit kërkon masën ‘arrest në shtëpi’ për gjashtë efektivë


Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën ‘arrest në shtëpi’ për gjashtë efektivë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë, Pjerin Xhuvani.

Masa kërkohet për Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja , Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, përkatësisht më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, ku pati përplasje midis grupeve të militanteve.