Vendosni fjalën kyçe....

14 viktima nga koronavirusi në Itali por ka edhe lajme të mira, shërohen 42 persona


Rëndohet bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në itali. Ka shkuar në 14 numri i viktimave megjithatë ka edhe lajme të mira. 42 persona që ishin të infektuar me virusin e rrezikshëm janë shëruar.

Numri i të prekurve në vendin fqinj ka shkuar sot në 530.

Bilanci vijon të rëndohet edhe në vendin e origjinës së koronavirusit, Kinë ku deri tani kanë humbur jetën 2747 persona.

Koronaviorusi ka mbërritur tashmë në Amerikën e Jugut ku një rast është raportuar në Brazil. Personi i prekur është një 61-vjeçar i cili e ka marrë virusin në Lombardi, Itali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *