Vendosni fjalën kyçe....

Giorgio Armani anulon shfaqjen e modës nga frika e koronavirusit në Itali


Në mbyllje të Javës së Modës në Milano, Giorgio Armani ka anuluar sfilatën e prezantimit të koleksionit vjeshtë-dimër 2020.

Siç shkruan revista Vogue, shkak për këtë vendim është bërë përhapja e koronavirusit në Itali.

Ndërkohë që stilistë të shumtë kinezë, përfshirë Ricostru, Angel Chen dhe Hui nuk kanë qenë të pranishëm në Javën e Modës në Milano, Armani është shtëpia e parë e modës italiane që ndryshon planet e saj për shkak të krizës shëndetësore në vend.

Marka ka njoftuar publikun se koleksioni do të prezantohet “me dyer të mbyllura” në një pasarelë në një Teatër bosh dhe të gjithë mund ta ndjekin live stream në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e mediave sociale të brandit.

“Ky vendim është marrë për sigurinë dhe mirëqenien e të ftuarve, duke mos u kërkuar të jenë të pranishëm në vende shumë të populluara”, – është shprehur një përfaqësues i markës.

Vendimi erdhi pasi kryeministri iralian Giuseppe Conte, publikoi planin e masave për mospërhapjen e virusit.

Më shumë se 50 000 njerëz në rajonet veriore të Lambardisë dhe Venetos tani janë nën karantinë, shkollat dhe zyrat publike janë mbyllur përkohësisht dhe masa shtesë më pak të rrepta janë marrë dhe jashtë zonave të infektuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *