Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen punonjësit e bashkisë me banorët në Fier (VIDEO)


Disa banorë në qytetin e Fierit, janë përplasur sot me punonjësit e Bashkisë. Siç shihet në një video të publikuar nga gazeta Panorama, palët janë rrahur me njëri-tjetrin, ndërsa ka patur edhe nga ata që në duar mbanin mjetet e punës.

Konflikti ka ndodhur në hyrje të Fierit, e në vendngjarje nuk ka patur të pranishëm efektivë policie. Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në këtë përplasje, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *