Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon për koronavirusin: Nuk ka të infektuar në Shqipëri, mos bini pre e mendjeve të shthurura


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me aludimet se koronavirusi i cili ka mbërritur në Italinë fqinje, ka prekur edhe Shqipërinë.

Në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri ka publikuar qëndrimin zyrtar të Institutit të Shëndetit Publik, lidhur me koronavirusin dhe masat që janë marrë në vend.

Rama thotë se nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus në Shqipëri, e megjithatë rreziku ekziston si në të gjithë botën.

 “Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim.

Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.

Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, shkruan Rama.

Në Itali, numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 132, ndërsa kanë humbur jetën 2 persona. Qeveria e Conte-s ka marrë masa të jashtëzakonshme, duke vendosur një urdhër bllokimi për 10 komuna, ka mbyllur shkollat dhe ka ndaluar ngjarjet sportive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *