Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni për lojërat e fatit, Gjykata jep masat e sigurisë


Policia e Shtetit arrestoi ditë më parë disa persona, të cilët akuzohen se kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për disa nga të arrestuarit në aksionin për “Lojërat e fatit”.

Gjykata dha masën ‘arrest në shtëpi’ për Redienel Hamollin.  Gjykata dha masën ‘arrest me burg’ për Erjon Kreka, Igliu Spaholli.

Po ashtu, gjykata dha “arrest me burg” për Klajdi Kuqon dhe Elvis Brahimin.Në burg mbeten edhe shtetasit Melaim Hyka dhe Taulant Reci. Kurse, “arrest në shtëpi” u dha për Endri Osmanajn.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *