Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Çfarë treguan 190 milionë euro më pak në buxhet për xhepat e shqiptarëve


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka analizuar mungesën e 190 milionë eurove në buxhetin e Shqipërisë.

Sipas Tabakut, është viti i 6-të që Shqipëria vazhdon të ketë rënie të mbledhjes së të ardhurave.

Shqipëria ka gjashtë vjet që vazhdon të ketë rënie të mbledhjes së të ardhurave dhe rritje të taksave. Bilanci i çdo fundmuaji është një pasqyrë që ka treguar fytyrën e vërtetë të qeverisë, më shumë taksa që mbledhin më pak para, më shumë tarifa që sjellin më pak shpenzime, më pak të ardhura që kanë prodhuar më tepër koncesione”-shkruan Tabaku.

Më shqetësuese, evidenton Tabaku, është  treguesi i mungesës së të ardhurave nga TVSH-ja e cila tregon se ka rënë konsumi.

Ky trend u pa i realizuar edhe në fillim të vitit 2020. Të ardhurat reale sipas të dhënave zyrtare janë me një rritje negative që do të thotë që janë mbledhur realisht më pak të ardhura. Më shqetësuesja është se të ardhurat nga TVSH që tregojnë konsumin kanë rënie. U bë viti i shtatë tashmë që rënia e konsumit vazhdon të prodhojë krizë të thellë sidomos për të varfrit”-thotë Tabaku.

Më tej Tabaku shkruan se “kjo rënie vjen si pasojë e dy faktorëve kyç; rënia e të ardhurave si pasojë e rritjes së taksave dhe tarifave dhe kriza e tregut. Këto dy faktorë ndikojnë më së shumti në familjet e varfra dhe të shtresës së mesme. Të dy këto fasha mbajnë barrën e mbi 70% të TAP dhe që nuk kanë më të ardhura për të konsumuar si më parë. Taksohen më shumë dhe kanë më pak të ardhura”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *