Vendosni fjalën kyçe....

“Rezultati përfundimtar i bisedimeve Serbi-Kosovë duhe të jetë njohja reciproke” – Palmer


ë njo

Përfaqësuesi Special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka deklaruare se parametrat e diaologut mes Serbisë e Kosovës duhet të përcaktohen nga dy shtetet respektive.

Zyrtari i lartë amerikan ka shtuar se dialogu mes Brogradit e Prishtinës duhet të sjellë si rezultat njohjen reciproke.

‘U takon palëve që të përcaktojnë parametrat e dialogut. Ajo çfarë ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer në tavolinën e negociatave, duke i vendosur shqetësimet për të gjitha çështjet në tavolinë dhe për të gjetur një shteg përpara drejt normalizimit të raporteve të tyre, që në mënyrë ideale do të kishte njohjen reciproke në qendër.’ – ka thënë ai.

‘Ne do të donim të shihnim njohjen reciproke në mes të Serbisë dhe Kosovës si rezultat të procesit’, ka shtual Palmer në qëndrimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *