Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja vendi me numrin më të madh të të prekurve në botë nga koronavirusi i ri


Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 100 mijë persona të prekur nga koronavirusi i ri, duke u ngjitur në vendin e parë në botë për sa i përket numrit të të infektuarve.

Sipas përditësimit tëbërë nga Universiteti Johns Hopkins, SHBA-ja ka tejkaluar Italinë me më shumë se 14 mijë të prekur.

Megjithatë numri i viktimave në Itali e Spanjë është shumë më i lartë se në pjesën tjetër të botës. Kina e Irani mbajnë vendin e tretë e të katërt për sa i përket numrit të viktimave lidhur me koronavirusin  e ri.

Franca vjen e pesta ndërsa SHBA-ja e gjashta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *