Vendosni fjalën kyçe....

Prej 2 vitesh në kërkim, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin


Policia ka arrestuar një 27-vjeçar të dënuar me 4 vite burg për kultivim kanabisi është arrestuar nga policia.

I arrestuari është Bajram Hidri, banues në Vinjollë, i cili ishte në kërkim që nga qershori i vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të  Rënda Tiranë e dënoi me burg për tre vepra penale kultivim kanabisi, kryerja e veprave nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

“Policia e Kurbinit në vijim të punës për zbatimin e planit të masave, për evidentimin e goditjen e palishmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale si dhe personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, Policia ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur, në fshatin Vinjollë, Kurbin, të kapet dhe ndalohet shtetasi:

Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *