Vendosni fjalën kyçe....

Autobusi i “Tiranës së Re” përplaset me makinën e policisë, plagosen tre gra


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha”, ku një autobus i “Tiranës së Re” është përplasur me një automjet policie.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura tre gra, të cilat janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”, autobusi i linjës  “Tirana  e Re”, është përplasur me një mjet të  Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe,  të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”– thuhet në njoftimin e policisë.Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *