Vendosni fjalën kyçe....

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, qytetarët të frikësuar lënë banesat (Video)


Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur qytetin e Manisas në Turqi, duke shkaktuar jo pak panik tek qytetarët. Në video mund të shihet qartësisht reagimi i qytetarëve.

Ky tërmet e kishte epiqendrën në rrethin Kirkağaç të Manisa të Turqisë, por është ndier edhe në Izmir, Bursa dhe Stamboll, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas informacioneve nga autoritetet përkatëse tërmeti ndodhi në 19.09 (sipas kohës lokale). Deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *