Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Nuk mund të quhet meritë e Ramës marrja e huasë e cila do paguhet nga shqiptarët


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një takim me simpatizantët në Durrës deklaroi se paratë e marra hua nga qeveria Rama do paguhen nga shqiptarët dhe kjo nuk mund të quhet meritë e kryeministrit.

Më tej, Kryemadhi, tha se nuk mund të çuditemi që pas disa kohësh të rriten faturat e energjisë apo të ujit.

“Sot ajo që të bën përshtypje është që pasi u zbardh skema e buzëqeshjeve të Ramës që vraponte prapa suflerëve të tij për të marrë meritat, por nuk mund të thuash që është meritë që do të marrë 885 milion euro kredi që do i paguajnë shqiptarët.

Nuk mund të thuhet që është meritë e Ramës, pasi qeveria e tij do të fusë dorën në xhepin e qytetarëve. Mos u çudisni kur të dyfishohet fatura e energjisë elektrike, mos u çudisni kur fatura e ujit dhe pa pasur ujë në rubinet të dyfishohet.

Kjo bëhet për të manipuluar opinionin publik, për t’i përdorur paratë për interesa të veta. është plani marshall i Ramës për 5 vite. Pse do e lëmë për 5 vite të pikturojë projektet e tij të bukura?”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *