Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar pak çaste më parë se vendi rrezikohet nga një grusht shteti. Ai e bëri deklaratën pas takimit me presidenti Meta dhe aleatët e PD-së.
Gjatë fjalës së tij për mediat, kryedemokrati theksoi se përpjekja e mazhorancës për kapjen e shtetit do hasë në bashkimin më të madh dhe rezistencën e qytetarëve.
‘Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa tëa tillë, se do të ndeshen me bashkimi më të madh dhe rezistencën e qytetarëve.’ – tha Basha.