Vendosni fjalën kyçe....

Lukashenko ironizon Macron-in: Lërua pushtetin “Jelekëve të Verdhë”, negocioj unë


Pse nuk ia dorëzove pushtetin Jelekëve të Verdhë? ‘ Lukashenko i Bjellorusisë i thotë Macron pasi udhëheqësi francez bën thirrje për dorëheqjen e tij

Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko, i është përgjigjur homologut francez, Macron, duke e këshilluar që t’ua lërë pushtetin ‘Jelekëve të Verdhë.’

Madje ai është ofruar si negociator në këtë proces. Lukashenko tha të dielën se nëse krerët e shteteve duhet të japin dorëheqjen për protestat në rrugë, atëherë Macron duhet të kishte ikur me kohë, teksa protestat e ‘Jelekëve të Verdhë’ vijojnë prej muajsh në Francë.

Presidenti bjellorus përballet prej javësh me valë protestash pas zgjedhjeve presidenciale të muajit të shkuar. Ai e këshilloi Macron-in që të përqendrohej te punët e brendshme të Francës, për të zgjidhur problemet që janë grumbulluar.

Deklarata e tij erdhi pas asaj të shefit të Elizesë që tha se Lukashenko duhet të dorëhiqej.

“Duke gjykuar nga logjika e tij, presidenti francez duhet të kishte dhënë dorëheqjen vetë dy vjet më parë kur Jelekët e Verdhë filluan të dilnin në rrugë në Paris.” – vuri në dukje Lukashenko.

Ai shtoi se Minsku është i gatshëm të ofrohet si negociator për dorëheqjen e butë të pushtetit.