Vendosni fjalën kyçe....

Kjo është zjarrfikësja që kushton 1.1 milion dollarë, e gjitha me motor elektrik


Qarku i Mbrojtjes nga Zjarri i Menlo Park, SHBA, ka porositur një kamion për fikjen e zjarrit, i gjithi elektrik që kushton 1.112.900 dollarë.

Kamioni, i krijuar si një mjet shpëtimi dhe për fikjen e zjarrit është i pajisur me mjetet më të fundit teknologjike për misionin e tij dhe është ndërtuar nga kompania ‘Rosenbauer Group’ me bazë në Austri.

Ai është mjeti zjarrfikës i së ardhmes sipas kompanisë dhe shumë shpejt pritet të nisë prodhimin në masë të tij.

Mjeti komandohet edhe në distancë me anë të një telekomande dhe mund të mbajë rreth 740 kilogramë ngarkesë, ka një sistem elektronik pasqyrash, kamera të pasme, katër rrotat aktive dhe drita LED që mundësojnë 20 herë më shumë ndriçim rreth mjetit në raste misionesh.

Kamioni është 7.6 metra i gjatë dhe rreth 3 metra i lartë. Makina është 2.5 metra e gjerë, që i mundësonë të futet në zona të ngushta urbane dhe motorët elektrikë mund të pompojnë ujë për 30 minuta pa ndalim kurse rrezja e lëvizjes është 30 kilometra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *