Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimet në Ligjin për Policinë, reagon Bardhi: Rama po zëvendëson shtetin ligjor me shtetin policor


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me projektligjin e propozuar nga këshilli i ministrave lidhur me ndryshimin e ligjit për policinë dhe përkatësisht nenit 131 i cili i heq kompetencat prokurorisë për të dhënë miratimin për përgjimet dhe ia kalon tërësisht policisë.

Sipas Bardhit, kryeministri po zëvendëson shtetin ligjor me regjimin policor.

“Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë.

Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm”-shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *