Vendosni fjalën kyçe....

Delegacioni i Komisionit të Venecias mbërrin në Tiranë, nis takimin me Gramoz Ruçin


Komisioni i Venecias ka zbarkuar sot në Tiranë lidhur me çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, që shkaktoi një përplasje mes maxhorancës dhe Presidencës.

Reth orës 09:30 ka nisur takimi i delegacionit nga Venecia me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Pas takimit me Rucin, delegacioni i Komisionit të Venecias do ketë një takim dhe me anëtarë te Komisionit Hetimor.

E më vonë në orën 12:00 radhën e ka presidenti Ilir Meta. Rreth orës 16:00 do të ketë një takim dhe mes delegacionit dhe Arta Vorpsin, e cila ishte praktikisht emri që solli përplasjen.

Ditën e djeshme, maxhoranca votoi në Kuvend me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar” që i merr Presidentit Ilir Meta të drejtën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenca reagoi më herët lidhur me këtë vendim, përmes zëdhënësit Tedi Blushi i cili tha se e gjithë kjo u bë në errësirë, me ngut e me panik, vetëm disa orë para mbërritjes së delegacionit të Venecias në vend.

Ai paralajmëroi se presidenti Meta, do kishte një konferencë për mediat lidhur me këtë çështje sot pasdite.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *