Vendosni fjalën kyçe....

E kishit harruar Balotelli-n? Italiani gati të transferohet te ekipi i madh francez


Sulmuesi italian Mario Balotelli pritet të largohet nga ekipi francez i Nice dhe destinacioni i tij mund të jetë një tjetër ekip francez.

Balotelli ka kohë që kërkon të largohet dhe sipas mediave sportive franceze, ai kë shprehur dëshirën që të transferohet te Marseille.

Kjo e fundit e kërkoi Supermarion edhe në merkaton e verës së shkuar, por sipas të gjitha gjasave marrëveshja mes palëve mund të arrihet me sukses në merkaton e dimrit, në të kundërt operacioni mund të shtyhet për në verë.

Sipas mediave, Balotelli-t do i ofrohet një kontratë 3-vjeçare ku do përfitojë rreth 5 milionë euro në sezon. Italiani u tranferua te Nice nga Milani ku ishte në huazim prej Liverpulit që kishte kartonin e tij.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur me Interin, Mançester Sitin, Milanin dhe Liverpulin ndërsa karrierën e ka nisur te Lumezane.

28-vjeçari është lojtar i kombëtares italiane që prej vitit 2010 dhe në 36 ndeshje ka arritur të shënojë 14 gola.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *