Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Urgjenca e QSUT-së është shndërruar në tmerr, pacientët me orë të tëra në radhë


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ka cilësuar si tmerr situatën në QSUT në këto ditë për shkak të radhëve të gjata për të marrë trajtim.

Sipas Vokshit qindra pacientë presin me orë të tëra për të marrë shërbim mjekësor, gjithashtu në urgjencën e spitalit qendror nuk ka karrige për të ulur.

Postimi i plotë:

Për këdo që ka një hall me një të sëmurë këto ditë, #urgjenca e #QSUT është shndërruar në një tmerr pa fund.

Qindra pacientë që presin me orë e orë të tëra pa marrë asnjë shërbim mjekësor; që ulërasin nga dhimbjet e bërtasin duke kërkuar shërbim. Një shtrat është kthyer në një dëshirë të paarritshme.

Nuk ka as karrige për pacientët që përfundojnë ulur në shesh.

Injeksionet dhe analizat e gjakut në rastin më të mirë bëhen në karrige, duke rënkuar nga dhimbjet që nuk kurohen.

Miliona Euro çdo muaj që shkojnë PPP për oligarkë e klientë të qeverisë,  por asnjë shërbim për qytetarët. Kjo është shëndetësia #falas e Edi Ramës!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *