Vendosni fjalën kyçe....

Ardi Veliu nxjerr urdhrin për sekuestrimin e makinave të blinduara të Durim Bamit dhe dy të tjerëve


Pas operacionit Forca e Ligjit, drejtori i PËrgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka nxjerrë një urdhër për sekuestrimin e automjeteve të blinduara të 3 personazheve të krimit në Krujë, Durrës e Lushnjë.

Bëhet fjalë për automjetet e  Saimir Taullaut, Dashamir Gjikës, dhe Durim Bamit.

“Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:
S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

  1. Gj., banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;
  2. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
    Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Bami, Gjok e Taullaku janë personazhe të njohura të botës së krimit. 

Saimir Taullau është një personazh i njohur në Lushnje, pasi u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të 2017-ës, atij iu atentati i fundit por sërish arriti të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali. Familja e tij njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Durimi Bami është një emër i njohur i drejtësisë jo vetëm për akuzat për vjedhje, por pasi ka qenë pjesë e denoncimit publik të deputetit Tom Doshi, kur ky i fundit pohoi se Bami ishte paguar që të kryente atentat ndaj tij dhe ish-deputetit Mëhill Fufi. Bami akuzoi Ilir Metën në 2015-ën se i kishte ofruar një shumë parash prej 500 mijë eurosh, për ekzekutimin e Doshit.

Dashamir Gjoka, i ka shpëtuar ligjit anti-mafia dhe mundi të rimarrë pas pasuritë e konfiskuara nga Gjykata për Krime të Rënda në vitin 2017. Biznesmeni i njohur rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.  Dashamir Gjoka u arrestua në vitin 2013 pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij pas procesit atje për trafikim të qenieve njerëzore. Por kjo kërkesë nuk u ekzekutua asnjëherë pasi gjyqësori shqiptar në të tre shkallët e tij e refuzoi ekstradimin dhe pse Prokuroria e Durrësit e lejoi atë. Ai i ka shpëtuar dhe një atentati me armë në 2017-ën, për shkak të makinës së blinduar. Një makinë tip ‘Benz’, iu afrua makinës po ‘Benz’ të blinduar, ku udhëtonte Gjoka së bashku me vajzat, dhe hapi zjarr. Ndaj Gjokës u qëllua 25 herë dhe 15 plumba prekën makinën. Fakti që ajo ishte e blinduar i shpëtoi jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *