Vendosni fjalën kyçe....

Rama i drejtohet emisionit të Ermalit, skena në shtrat dhe në dush (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama sa herë që gjendet në vështrësi, di si të tërheqë vëmendjen përmes batutave në daljet televizive, që di ti zgjedhë shumë mirë.

Pas ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar dhe me studentët që paralajmërojnë protesta masive këtë janar, Rama duket se ka zgjedhur t’i drejtohet një emisioni humori, atij të Ermal Mamaqit.

Në një promo të publikuar në rrjetet sociale nga ana e moderatorit, jepen disa sekuenca mbi atë çfarë do të transmetohet të shtunën.

Rama duket se nuk ka ngurruar të shfaqë aftësitë e tij në aktrim, duke realizuar një skeç me Ermalin.

Ramën e shohim në krevat, e shohim në dush, e shohim edhe në tavolinë duke ngrënë bukë, ndërkohë që zëri i Ermal Mamaqit buçet në veshët e tij me fjalët: “Kur do flasim?”.

A po mundohet Rama të rifitojë besimin e studentëve me këtë? Emisioni do të transmetohet më 5 janar, ndërsa protesta masive e studentëve është paralajmëruar vetëm dy ditë më pas.

 

View this post on Instagram

 

Të shtunën 5 Janar. Do Flasim…😉 Ora 21.00 Xing me Ermalin @ediramaal

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *