Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se hyri për tu larë në lumin Seman, zhduket i mituri në Roskovec


Një 14 vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Seman.

I mituri u fut për t’u larë në ujë po nuk ka arritur të dalë më.

Trupi i të miturit nuk është gjetur ende.

Policia e Fierit bën me dije se po punohet për të gjetur trupin e të miturit.

Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qenë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.

Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.