Vendosni fjalën kyçe....

Madonna i ofron apartamentin e saj në New York princit Harry dhe Meghan-it: Kanadaja është e mërzitshme


Princi Harry dhe Meghan Markle u larguan nga Britania për të nisur një jetë të re në Kanada nga e para, duke u munduar të bëhen të pavarur nga familja mbretërore britanike.

Mirëpo qytetarët kanadezë janë shumë të shqetësuar dhe duan që Harry e Meghan t’i mbulojnë vetë shpenzimet për sigurinë e tyre.

Pas një sërë debatesh, këngëtarja Madonna i ka ofruar atyre apartamentin e saj në Neë York. Ajo u thotë atyre se Kanadaja është e mërzitshme.

“Mos vraponi në Kanada. Është shumë e mërzitshme atje”- shprehet Madonna në një video që ka publikuar në “Instagram”.

Në vend të kësaj i ofron apartamentin e saj: “Unë do t’i lejoj ata të marrin me qira apartamentin tim në Central Park West. Ka dy dhoma me pamjen më të mirë në Manhattan. Ballkoni është i pabesueshëm”

Megjithëse Harry dhe Meghan nuk kanë bërë të ditur publikisht se ku planifikojnë të vendosen, shumë dyshojnë se çifti i ka sytë nga Kanadaja, pasi fluturuan për atje pas njoftimit për t’u larguar nga familja mbretërore. Ata nuk kanë reaguar për ofertën e Madonna-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *