Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti tragjik në Tepelenë, 2 viktimat janë mësues që po ktheheshin nga shkolla


 

Dy mësues humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi pranë Memaliajt.

Një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ brenda të cilit ndodheshin katër mësues ra në një kanal kullues anash rrugës duke marrë jetën e dy prej tyre dhe duke plagosur dy të tjerët.

Viktimat janë Aleksandër Sako dhe Orinda Hoxha, ndërsa të plagosur kanë mbetur Orinda Qendro e Petrit Zaçe të cilët janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës.

Njoftimi i policisë

‘Memaliaj/ Informacion paraprak

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *