Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK-u garanton suksesin e OFL-së, populli ka 30 vjet që pret për prokurorë të pakorruptueshëm” – Balla


Numri 2 i Partisë Socialiste, Balla, ka deklaruar se viti 2020 do jetë vettingu i pasurive të personave që dyshohen se e kanë vënë atë nëpërmjet veprimtarive kriminale.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Balla tha se Operacioni Forca e Ligjit do jetë shumë më tepër efikas pas krijimit të prokurorisë speciale, SPAK.

‘Ligji i miratuar nëpërmjet aktit normativ i referohet organigramës së re të strukturës në drejtësi dhe legjislacionit aktual. Bashkëpunimi i SPAK me Policinë është suksesi i kësaj iniciative. Brenda 48 orësh një person duhet të deklarojë pasurinë e regjistruar në organet e Kadastrës dhe më pas Policia pasi bën verifikimet ka mundësi që të garantojnë një sekuestro preventive që askush përgjatë kohës që çështja shkon në Prokurori mos fshehi ndonjë pasuri. Synimi është që nisur nga pasuritë të shkohet tek personat që i kanë krijuar. Është efikas sepse organi i akuzës që administron provat nga Policia është organ tek i cili qytetarët sot kanë besimin dhe pritshmëritë më të mëdhaja, është SPAK.’ – tha Balla.

Ai tha se SPAK-u do garantojë suksesin e OFL-së pasi sipas Ballës, prokurorët e institucionit t ri janë të pakorruptueshëm, të cilët populli i pret prej 30 vjetësh.

‘Provat e reja apo qofshin dhe aspekti profesional i SPAK garanton suksesin. Do të jenë gjyqtarët ata të cilët do të vlerësojnë me përgjegjësi maksimale jo vetëm për respektimin e ligjit por dhe kontrollin ndaj vendimmmarjeve joligjore të gjyqtarëve të mëparshme. Edhe ILD do të kufizojë çdo abuzim të prokurorëve apo gjyqtarëve. Ky popull ka 30 vite që pret të ketë prokurorë dhe gjyqtarë të pakorruptueshëm. Drejtësia e re ka marrë detyrën pak javë më parë dhe nëse nuk do të ishte ngritur SPAK suksesi i këtij aksioni nuk do të kishte sukës. Nëse nuk do të kishim garancinë që dosjet do të shkonin në duar të sigurta si prokurorët e SPAK atëhere do të ishte i dështuar pasi Prokuroria do të hapte pazarin.’ – shtoi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *