Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se mashtroi disa persona duke u marrë 200 milionë lekë, ndalohet 49-vjeçarja në Tiranë


Një 49-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për mashtrimin e disa personave.

Sipas bluve, Adelina Haxhiraj, ka pasur precedentë të mëparshëm penalë për mashtrim.

Ajo është prangosur pasi akuzohet se u ka marrë shuma të mësha shtetasve të ndryshëm, të cilëve u kishte premtuar ndërrim apartamenti e dyqanesh me klering. Shtetasja akuzohet se u ka marrë atyre shumë deri në 200 milionë lekë të vjetra.

Njoftimi

“Policia e Tiranës ka finalizuar pas një punë disa mujore, operacionin e koduar “Investitori” duke ndaluar një 49-vjeçare me akuzën për mashtrim. Gruaja figuron me precedentë të mëparshëm penal për veprën penale “Mashtrimi”. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderushme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasja Adelina Haxhiraj, 49 vjeçe, e dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi. Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”,“Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *