Vendosni fjalën kyçe....

Qipro armatoset me raketa pas tensioneve në rritje me Turqinë


Qipro, prej kohësh në tensione me Turqinë për shfrytëzimin e rezervave të hidrokarbureve në Mesdhe, ka porositur kohët e fundit raketa antiajrore dhe antianije, sipas një burimi pranë çështjes.

Ushtria qipriote nënshkroi në dhjetor me prodhuesin evropian të raketave, MBDA, një kontratë prej 150 milionë eurosh, për furnizimin me raketa tokë-ajër “Mistral” me rreze shumë të shkurtër veprimi, po sipas këtij burimi.

Muajt e fundit, Turqia ka dërguar anije për të bërë shpime në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros (EEZ), pavarësisht paralajmërimeve nga Uashingtoni dhe BE.

Përballë pretendimeve të Ankarasë, Qipro, Greqia dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje në fillim të janarit, për të ndërtuar gazsjellësin “EastMed”, me qëllim transportimin e gazin të nxjerrë në Mesdheun Lindor drejt Greqisë përmes Qipros.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *