Vendosni fjalën kyçe....

“S’mund t’i prekësh fëmijët e vegjël” – protestuesit i prishin tubimin Joe Biden-it


Një grup protestuesish i kanë prishur një tubim në New Hampshire, kandidatit demokrat Joe Biden. Dy burra që bërtisnin me zë të lartë, e akuzuan Biden se gjatë fushatës së tij kishte prekur gratë e fëmijët në mënyrë të papërshtatshme.

Protestuesi i parë e akuzoi Biden se ishte një ‘grabitqar’ fëmijësh.

Biden ka kërkuar falje për çdo prekje apo veprim të papërshtatshëm që i bëri njerëzit të ndjehen keq, pasi në një video të fushatës së tij, shfaqej duke prekur dhe puthur gratë në supe dhe kokë.

“Ai po thoshte se nuk mund të prekësh fëmijët e vegjël”– tha Marie Johnston, një nga personat e pranishëm në tubim.

Gjatë konfrontimit, përkrahësit e Biden nisën gjithashtu të bërtisnin duke thënë se duan të dëgjojnë fjalimin.

Biden dështoi në fushatën në Iowa, pasi doli i katëri në votime. Këshilltarja e Biden, Symone Sanders ia vuri fajin aplikacionit, duke thënë se demokratët në Ioëa nuk kishin mundur dot të votonin.

E pyetur në lidhje me kandidatët që shpallën fitoren, Sanders tha: “Nuk është e saktë. Nuk ka të dhëna. Fitorja përcaktohet nga ekuivalencat e delegatëve të shtetit, zonja dhe zotërinj. Ne nuk kemi asnjë nga ata tani.”

Gjatë tubimit të fundit në Iowa, Biden puthi në buzë mbesën e tij adoleshente, u përqafua dhe u puth me gratë dhe me fëmijët e pranishëm. Por kjo ka ngjallur zemërim tek disa qytetarë, të cilët e konsiderojnë të papërshtatëm këtë lloj afrimiteti.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *