Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria publikon hartat e zonave ku do rindërtohen banesat për familjet e prekura nga tërmeti


Ditën e djeshme qeveria ka botuar në Fletoren Zyrtare zonat e reja, ku do të bëhen ndërtimet që do të strehojnë qytetarët që humbën banesat e tyre, pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës.

Siç ka bërë të ditur dhe më parë kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, bëhet fjalë për 18 zona të reja, të cilat do të kenë si njësi zbatuese të projektit, Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkitë përkatëse.

Kryeministri Edi Rama pati deklaruar se i gjithë procesi i ndërtimit të banesave të qytetarëve të mbetur të pastrehë pas tërmetit, do të përfundojë deri në vitin 2021.

18 ZONAT E REJA
-Njësia administrative Shijak
-Njësia administrative Laç, bashkia Kurbin
-Njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë
-Njësia administrative Laç, Kurbin
-Në bashkinë Krujë janë shpallur dy zona;
-Bubq
-Fushë-Krujë, bashkia Krujë
-Në bashkinë Durrës është shpallur një zone
-Në bashkinë Vorë një zonë
-Në bashkinë Kavajë një zonë

9 zonat e reja në Tiranë:
-Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë
-Njësitë Administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, Bashkia Tiranë
-Njësia Administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Baldushk, Bashkia Tiranë,
-Njësinë Administrative Ndroq, Bashkia Tiranë,
-Njësinë Administrative Pezë, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Vaqarr, Bashkia Tiranë
-Njësinë Administrative Zall-Herr, Bashkia Tiranë
Zona ku do të ndërtohen këto qendra banimi janë në Bubq, Fushë-Krujë, në Laç, në Durrës dhe Tiranë, Vorë dhe në Bashkinë Kavajë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *