Vendosni fjalën kyçe....

Dikush i ndërpret fjalimin djalit të Trump-it, e dashura i del para ta mbrojë (VIDEO)


Një person ka ndërprerë fjalimin e djalit të presidentit Donald Trump, Donald Jr, gjatë eventit në Iowa ku u shpallën rezultatet e garës brenda grupit republikan.

Qytetari akuzoi presidentin se ai ishte përgjegjës për rritjen e antisemitizmit në Amerikë.

“Unë jam një çifut amerikan dhe qysh kur babai juaj u zgjodh president, gjithnjë e më shumë hebrenj po pushkatohen”– bërtiti burri, ndërsa ecte drejt podiumit.

Trump Jr po qëndronte në skenë me të dashurën e tij, Kimberly Guilfoyle, e cila shpejt i vendosi përpara krahun, nga frika se i dashuri i saj do të sulmohej fizikisht.

Por kjo nuk ndodhi, sepse disa persona e ndaluan qytetarin t’i afrohej atij.

Sidoqoftë, djali i presidentit iu përgjigj atij me fjalët: “Unë nuk mendoj se dikush ka bërë më shumë për Izraelin dhe hebrenjtë amerikanë sesa babai im!”

Personi që shkaktoi këtë incident u largua me forcë nga ekipi i sigurisë, pasi turma filloi të brohoriste ‘SHBA! SHBA!’, duke i dalë në krah djalit të presidentit.

Por më shumë se vetë incidenti, vëmendje të madhe mori gjesti i Kimberly Guilfoyle. Komentuesit në rrjetet sociale e përgëzuan për qëndrimin e saj.