Vendosni fjalën kyçe....

PD çon dokumente shtesë në SPAK kundër Veliajt për Inceneratorin e Tiranës


Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka njoftuar se PD do të depozitojë një padi në SPAK me fakte shtesë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Ajo tha se gjatë dëshmisë së tij në komisionit hetimor Veliaj u kap në dëshmi të rreme

“Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria Rama i vodhi shqiptarëve 430 milionë euro.
Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK për sa i përket Erioni Veliaj.
Do të fillojmë sot me Erion Veliaj i cili ishte personi qe gjatë dëshmisë së tij në komisionit hetimor u kap në dëshmi të rreme.
Cilat janë faktet e reja?!
Z.Erion Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në Datë 28.06.2016 ku në përgjigje të kërkesës së kompanisë që fiton koncensionin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 milionë euro. Në 5 shtator të 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të inceenratorti të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj, z. Taulant Tusha dhe z.Namik Simixhi. Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 milionë euro. Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin në Këshilit Bashkiak Tranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 milionë euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak.”– tha Tabaku në një konferencë për mediet.

DOKUMENTET QË TREGOI TABAKU: