Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja nuk pajtohet me planin e Trump për paqen mes Palestinës dhe Izraelit


Bashkimi Evropian kritikoi sot planin e presidentit amerikan, Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez dhe u shpreh i shqetësuar nga vullneti i Izraelit për të aneksuar Luginën e Jordanit.

“Iniciativa amerikane, si ajo e prezantuar më 28 janar, përjashtoi parametrat e arritur në nivel ndërkombëtar”, u shpreh me keqardhje shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell në një komunikatë.

Borrell pritet të shkojë në Uashington më 7 shkurt.

“Për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe afatgjatë, çështjet e pazgjidhura relative me status final duhet të zgjidhen nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve”, nënvizoi zyrtari europian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *