Vendosni fjalën kyçe....

Vrau bashkëshorten me thikë, vetë-dorëzohet në polici 45-vjeçari


Është vetë-dorëzuar në policia shtetasi Lulzim Cuku i cili mbrëmjen e djeshme vrau me thikë bashkëshorten në Xhafzotaj të Durrësit.

Cuku u vetëdorëzua në komisariatin e Burrelit pak minuta më parë. Policia e kishte shpallur në kërkim si autorin kryesor për ngjarjen e kryer.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:55, në banesën e çiftit në Xhafzotaj.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Xhafzotaj, më datë 01.02.2020, ku shtetasi Lulzim Cuku, 45 vjeç, qëlloi me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C. 33 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë, ju informojmë se;

Policia e Durrësit pas njoftimit të marrë në lidhje me ngjarjen është vënë në ndjekje të autorit duke bashkëpunuar dhe me DVP Tiranë e DVP Dibër.

Gjithashtu nga shërbimet policore u ushtrua kontroll në shumë objekte e ndërtesa ku dyshohej se mund të fshihej autori.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.

Shërbimet e e Komisariatit të Policisë Durrës po mbrrijnë në Komisariatin e Policisë Burrel për të shoqëruar autorin në DVP Durrës për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *