Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesi republikan në SHBA paraqet ligjin që kriminalizon operacionet e ndryshimit të seksit te fëmijët


Një projektligj që mund ta konsiderojë krim kryejen e operacioneve për ndryshimin e seksit tek të miturit, si dhe injektimin e ilaçeve për të vonuar pubertetin, është vendosur të shkojë para një nënkomiteti të Dhomës së Përfaqësuesve të Florida-s, SHBA, javën e ardhshme, ndërkohë që më shumë shtete konsiderojnë lëvizje të ngjashme.

‘Akti i mbrojtjes së fëmijëve të rrezikuar’ do të jetë në rendin e ditës të nënkomitetit të Cilësisë së Dhomën e Përfaqësuesve në Florida.

Projekt-ligji sponsorizohet nga republikani Anthony Sabatini, i cili ka kundërshtuar prej kohësh praktikën që lejon një mjek, që për të trajtuar pacientët e mitur që vuajnë nga ‘disforia gjinore’ kryen kirurgji për ndryshimin e seksit dhe u jep ilaç që ngadalëson fillimin e pubertetit, me kusht që prindërit e tyre të miratojnë procedurat.

Nëse miratohet, ligji do ta bënte një krim të shkallës së dytë për çdo ofrues të kujdesit shëndetësor që merret me aktivitetin që synon të ndryshojë seksin e një të mituri.

Ligji i propozuar ka tërhequr sulmin e shpejtë të demokratëve, duke argumentuar se projektligji ndalon kujdesin shëndetësor për shpëtimin e jetës te adoleshentët që nuk kanë arritur ende moshën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *