Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët protestojnë sot, mblidhen në orën 11:00 te Politekniku


Pedagogët kanë pralajmëruar protestë ditën e sotme.

Ata kanë njoftuar se do mblidhen në orën 11 të paradites para Universitetit Politeknik.

Pedagogët protestojnë prej disa javësh megjithatë ata kanë zhvilluar protesta thuajse të përditshme që prej të hënës së shkuar, që ishte edhe dita e parë e vitit të ri akademik.

Ata kanë një sërë kërkesash drejtuar qeverisë duke kërkuar trajtim dinjitoz e të përafërt me kolegët e tyre në vendet fqinje.

Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje mes qeverisë e pedagogëve lidhur me kërkesat e këtyre të fundit.

Më herët kryeministri Rama u premtoi pedagogëve rritje page me 7 për qind, gjë që u hodh poshtë menjëherë prej tyre.