Vendosni fjalën kyçe....

New York-u shënon rastin e parë me koronavirus dhe të 8-tin në SHBA


Nju Jorku ka shënuar rastin e parë të dyshuar të koronavirusit, pasi një burrë në Boston ka paraqitur simptoma të ngjashme me sëmundjesn.

Zyrtarët shëndetësorë në Nju Jork konfirmuan që një person në të 40-tat e tyre që u kthye kohët e fundit nga Kina, ka patur kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.

Pacienti, i cili po kurohet në Spitalin Bellevue, ka rezultuar negativ për shkaqe të tjera të mundshme për sëmundjen e tij. Do të duhen 48 orë për të përcaktuar nëse pacienti rezulton pozitiv ndaj koronavirusit. Nëse kjo ndodh ai do të bëhet personi i tetë që konfirmohet në SHBA si i prekur nga koronavirusi.

Siç shkruan Daily Mail, koronavirusi ka vrarë deri më tani 259 njerëz në Kinë, dhe studimet kanë parashikuar që deri në 75,000 njerëz në Wuhan mund të infektohen.

Sipas WCVB-TV, pacienti që dyshohet si i infektuar nga koronavirusi është një student i regjistruar në Universitetin e Massachusetts në Boston.

Ai u kthye nga Wuhan-i dhe zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Loganit në Boston të martën. Studenti kërkoi kujdes mjekësor ditën tjetër.

Që nga kthimi i tij, ai është vendosur në izolim dhe simptomat e tij po monitorohen nga afër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *