Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas arritjes së marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së: Qevrisja e qëndrueshme në interes të rajonit dhe Kosovës


Pas arritjes së marrëveshjes zyrtare mes LDK-së dhe VV-së për krijimin e qeverisë në Kosovë ka reaguar Kreu i Shtetit të Shqipërisë i cili ka përshëndetur dakordësinë.

Kreu i shtetit thekson se një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.

Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë.
Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.
Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin
”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *