Vendosni fjalën kyçe....

Rama prezanton “Anti-KÇK-në”: Do godasim krimin dhe asetet pasurore, operacioni fillon që nesër


Qeveria ditën e sotme në repartin e forcave RENEA bëri prezantimin e paketës “Anti-KÇK” ku të pranishëm ishin Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Kryeministri Edi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij Rama deklaroi se që prej ditës së nesërme do nisë “Operacioni Forca e Ligjit” ku do goditet të fortët dhe do i sekuestrohen të gjitha asetet pasurore të cilat më pas do kalojnë te Policia e Shtetit.

Më tej, Rama, theksoi se ky operacion do ketë mbështetjen e SPAK-ut dhe organeve të tjera ligjzbatuese.

Nuk mund të kritikohemi kurrë për ndërmarrjen e reformave, që nuk u imagjinuan për dekada dhe për t’i çuar përpara punët në një terren të vështirë. Jemi këtu për të përshëndetur OFL-në dhe për ta nxitur edhe uruar që të ketë sukses në një mision që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe që fillon nesër. Nesër dmth, nesër ditën e hënë dhe jo në të ardhmen. Ne i kemi në dispozicion një instrument jashtëzakonisht të fortë në duart e shtetit në duart e policisë dhe OFL-së, ligji special për marrjen e të gjitha masave të nevojshme pasurore ndaj atyre që në 30 vite janë dënuar apo akuzuar për krim të organizuar terrorizëm, krime të rënda dhe sot ne kemi një garanci më shumë SPAK-un.

SPAK-u tanimë është formuar dhe kjo është sprova e parë për vetë SPAK-un dhe duke pasur një besim absolut te ata që janë bërthama e këtij institucioni të sapo lindur por të përgatitur për një kohë të gjatë, si ai i vettingut, kam shumë besim se jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe kemi forcat e duhura për një ndryshim historik. Duhet t’ua bëjmë të parehatshëm atdheun kriminelëve. Nuk mund të jetë sheshi i ndërtimit për vilat dhe bizneset e tyre, që nuk burojnë nga puna, por edhe nga gjaku i komisarëve dhe policëve të vrarë në 30 vite. Nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në club-e apo hapësira publike, duhet të jetë ferri i tyre” tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *