Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren


Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione dhe nuk është fjala për debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Rudina Hajdari.

Tensionet janë krijuar pas fjalimit të deputetit të opozitës Myslim Murrizi. Drejtuesja e seancës Vasilika Hysi i ka tërhequr vëmendjen atij se ka përdorur gjuhë jo etike dhe i ndërpreu fjalën.

Pas Murrizit e kishte fjalën ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, por ai vendosi të mos i bindet urdhrit të Hysit dhe nuk pranoi ta lëshonte foltoren. “Tu fut mik Vasilikën që të flasësh në Parlament”- thotë me ironi Murrizi.

Punonjësit e gardës që kujdesen për sigurinë e Kuvendit iu afruan për ta larguar nga aty, por Murrizit i shkruan në mbrojtje dy deputetë të tjerë të opozitës Halit Valteri dhe Ralf Gjoni. Si pasojë, Hysi vendosi një pushim 5-minutësh sa të binte qetësia në sallë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *