Vendosni fjalën kyçe....

Salvini mes kundërshtive pranon 27 të mitur nga anija e shpëtimit të zbrisnin në ishull


Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka pranuar të lejojë 27 adoleshentë të pashoqëruar të hynin në breg nga anija shpëtimi migrantësh pas grindjeve mes tij dhe ministrave të tjerë.

Të miturit u lejuan të zbrisnin në ishullin italian të Lampedusa pas më shumë se gjashtëmbëdhjetë ditësh në det.

Më shumë se 100 migrantë mbeten në bordin e anijes shpëtuese Spanjolle Krahët e Hapura.

Kryeministri Giuseppe Conte e kishte quajtur  Salvinin “të fiksuar” me mbajtjen e migrantëve jashtë porteve italiane.

Dy ministra të premten gjithashtu refuzuan të nënshkruajnë urdhrat e Z. Salvini që ndalojnë  të zbrisnin në Lampedusa.

Në një letër të Shtunën, Z. Salvini i tha Kryeministrit se ai mund të lejonte të miturit e anijes, përpara se të vinte në dukje se ishte “në kundërshtim me politikën e tij”.