Vendosni fjalën kyçe....

Digjet makina e parkuar pranë kishës në Fier


Një mjet tip “Ford” i parkuar pranë një kishe në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Siç bën me dije policia, makina ishte e parkuar në oborrin e kishës së “Shën Gjergjit”, kur kanë shpërthyer flakët dhe kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.

“Rreth orës 09:00, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, dyshohet si pasojë e një defekti në motor, automjeti tip ‘Ford’, në pronësi të shtetasit J. D., banues në Roskovec. Automjeti ka qenë i parkuar afër Kishës Orthodhokse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në pjesën e motorit. Megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar nga hetimet.