Vendosni fjalën kyçe....

Digjen plotësisht 35 barka buzë lumit në SHBA, humbin jetën 8 persona (Video)


Një flakë e madhe shpërtheu në një dok në lumin Tenesi në Alabama, SHBA në orët e para të mëngjesit të së hënës, duk shkaktuar 8 viktima e duke shkatërruar 35 barkave që shërbin kryesisht si shtëpi, sipas shefit lokal të shërbimit zjarrfikës.

Disa të tjerë janë shtruar në spital, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se nuk kanë një numër të saktë të personave që kanë qenë brenda banesave në kohën e zjarrit duke shtuar se i druhen një numri më të madh viktimash.

Zjarri raportohet se filloi afër bregut të lumit, duke e bërë të vështirë për zjarrfikësit të afroheshin mjaftueshëm për të luftuar flakët, ndërsa bombolat e gazit në anijet pranë, ndihmuan përhapjen e shpejtë të flakëve.

Mediat raportojnë se zjarri i kapi të papërgatitur njerëzit që jetonin brenda barkave pasi ata ishin në gjumë në shtretërit e tyre. Një pjesë arritën të hidhen në lumë duke shpëtuar ndërsa pjesa tjetër u bllokuan brenda.

Operacionet e kërkimit vazhdojnë nende, por autoritetet thonë se do duhet kohë deri në largimin e plotë të mbetjeve para se zhytësit të futen nën ujë për të kërkuar për viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *