Vendosni fjalën kyçe....

Tenuan të kalonin mbi 23 kg drogë, arrestohen 3 persona në Muriqan


 

Në pikën doganore të Muriqanit janë sekuestruar nga policia 23 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në prangat e policisë ka rënë Maliq Kruja pasi në makinën e tij u gjet sasia e drogës. Po kështu nga policia janë arrestuar edhe dy persona të tjerë pasi kishin kanabis me vete. 

Njoftimi i policisë: 

Nga shërbimet e Policisë Kufitare të P. K. K. Muriqan ne D. V. K. M Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasi: M.K, 54 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje të RSh, me mjetin e tij tip Benz, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa. 

Gjithashtu në P. K. K. Muriqan u arrestuan shtetasit, E. M. 31 vjeç, banues në Durrës dhe A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuastrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. @ Muriqan.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *